Varrimi i mësuesit Halit Geci i vrarë nga forcat serbe në Llaushë ishte pika e kthesës për rezistencën e shqiptarëve të Kosovës ku për herë të parë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës doli publikisht para popullit. Në kujtim të kësaj dite të rëndësishme, Kuvendi i Kosovës nderoi ata që dhanë gjithçka për lirinë.Kryetarja e Parlamentit, Albulena Haxhiu tha se në varrimin e mësuesit lindi besimi se liria mund të fitohej. Aty pra para tyre dolën Rexhep Selimi, Mujë Krasniqi, Daut Haradinaj me uniformën e UÇK-së. Ishte hera e parë që Ushtria Çlirimtare e Kosovës e cila deri atëherë vepronte në ilegalitet, doli hapur para qytetarëve, para popullit. Kështu nga varrimi i një mësuesi lindi besimi se liria mund të fitohej