“Njohja e Republikës së Kosovës nga Greqia do të ishte një hap me peshë për marrëdhëniet tona dhe për fqinjësinë e mirë në rajon”, ka qenë ky mesazhi I përcjellë nga ministri Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca gjatë një takimi në Athinë me homologu e tij grek, George Gerapetritis. Përmes një postimi në rrjete sociale, Konjufca ka bërë të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Greqisë, duke vënë theksin te dialogu politik dhe forcimi i lidhjeve ekonomike.