Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, është dërguar sërish në shtëpinë e tij në Kosovë nën shoqërimin e forcave të shumta të EULEX-it, në ditën e fundit të vizitës së tij humanitare. Ndërsa Krasniqi hynte në oborrin e banesës, familjarët e tij janë parë nga ballkonet duke e ndjekur mbërritjen e tij. Sa i përket raportimeve të një dite më parë, ku pretendohej se një pjesëtar i EULEX-it i kishte drejtuar armën një familjari, misioni europian ka reaguar zyrtarisht duke i cilësuar këto pretendime si të pavërteta.