Një ditë pasi Ministria e Financave kallëzoi penalisht kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Rama për shpërdorimin e 2.2 milionë eurove, komuna i ka dorëzuar një letër deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke kërkuar angazhimin e tyre institucional për zhbllokimin e një projekti në vlerë prej 74 milionë eurosh, që synon modernizimin e sistemit të menaxhimit të mbeturinave në rajonin e kryeqytetit.