Partia Demokratike e Kosovës pas diskutimeve me Vetëvendosjen ka marrë vendim që nga java e ardhshme të vazhdojnë me iniciativën e re ligjore për Dhomat e Specializuara të Kosovës. Pas disa përpjekjeve për të rrëzuar veton e presidentes për këtë ligj, PDK-ja tha se Projektligji do ta ketë për bazë tekstin që Kuvendi e miratoi në dy lexime në tetor.