Një vrasje e rëndë është shënuar në parkingun e një qendre tregtare në Suharekë, ku një person ka mbetur I pajetë nga të shtënat me armë zjarri. Prokuroria Themelore në Prizren ka sqaruar se i dyshuari me inicialet Rr.H., pas një mosmarrëveshjeje të çastit, dyshohet se ka qëlluar për vdekje viktimën S.D. Sipas njoftimit të Prokurorisë ngjarja ka ndodhur në prani të bashkëshortes dhe vajzës së mitur të viktimës. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore, ndërsa grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Shtetasi me iniciale Rr.H. është ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë” dhe “Armëmbajtje pa leje’. Prokuroria ka bërë të ditur se do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit.