Vetë ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi reagoi pas dënimit të tij të dytë nga Dhomat e Specializuara në Hagë. “Kjo është politikë, jo drejtësi”, tha ai brenda sallës së gjyqit pasi iu shqiptua dënimi prej 17 muajsh burgim për pengim të drejtësisë. Këtë vendim dënues, e kundërshtoi edhe djali, Endriti që ka ndarë një fotografi të babait e që mbanë mbishkrimin “Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër”, shprehje e thënë nga vetë Thaçi në vitin 2023.