Fenomeni I lodrave të pasigurta për fëmijët ka prekur edhe Kosovën. Së fundmi, rreth 150 mijë lodra për fëmijë, të importuara nga Kina, janë ndaluar në kufirin e Kosovës, pasi nuk përmbushnin kërkesat e sigurisë. Sipas autoriteteve vendase, produktet do të kthehen në vendin e origjinës ose do të asgjësohen. Kontrollet u kryen nga Inspektorati i Mbikëqyrjes së Tregut në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, gjatë një aksioni të përbashkët.