Qeveria e Kosovës ka kallëzuar në Prokurori kryetarin e Komunës së Prishtinës, Përparim Ramën, dhe disa bashkëpunëtorë të tij, nën dyshimet për keqpërdorimin e 2.2 milionë eurove nga fondet publike. Sipas qeverisë, përkatësisht Ministrisë së Financave, dyshimet lidhen me përdorimin e parave të vëna në dispozicion të Komunës së Prishtinës për investime në rinovimin dhe ngrohjen e shkollave, çerdheve dhe institucioneve të tjera publike. Fondet ishin pjesë e një kredie prej 5 milionë eurosh, të siguruar nga Ministria e Financave përmes një marrëveshjeje me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.