Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata Themelore caktimin e masës së paraburgimit ndaj Rrahman Hotit, i dyshuar për vrasje të rëndë dhe armëmbajtje pa leje. Kërkesa e prokurorisë ka ardhur pas vrasjes së 18 nëntorit në parkingun e një qendre tregtare në Suharekë, ku pas një mosmarrëveshjeje për parkimin e automjeteve, mbeti i vrarë shtetasi me inicialet S.D. Sipas Prokurorisë, i dyshuari ka shtënë disa herë me armë zjarri në drejtim të viktimës, fillimisht përmes xhamit të automjetit dhe më pas, pasi kishte hapur dyert e tij, duke e qëlluar në pjesë të ndryshme të trupit.