Endrit Azemi, do të mbahet në paraburgim prej një muaji me vendim të Gjykatës Themelore të Gjilanit për veprën penale të mashtrimit. Ai dyshohet se ka përfituar mbi 190 mijë euro, duke pretenduar se i duhej shërim jashtë vendit për sëmundjen e Leukemisë Akute. Sipas Prokurorisë së Gjilanit, Azemi ka përvetësuar mbi 160 mijë euro nga rrjeti Gofundme dhe mbi 26 mijë euro përmes aktivitetit për grumbullimin e mjeteve në qendër të Gjilanit e këtë i ndihmuar nga familjarët dhe personat e tjerë. Por, i vëllai, Gzim Azemi ka besuar se Endriti vuan nga Leukemia Akute, për çka thotë se i kishte të gjitha dokumentet.