Me mbi 2.000 raste të raportuara të dhunës në familje dhe tetë gra të vrara, këto janë shifrat e regjistruara në Kosovë brenda një viti. Deri në fund të tetorit, tetë gra janë vrarë në Kosovë nga partnerët dhe ish-partnerët e tyre, shifra më e lartë e regjistruar brenda një viti që nga viti 2010. Mes periudhës janar-shtator të këtij viti 2.052 raste të dhunës në familje janë raportuar tek autoritetet e vendit, ndërsa 1.626 viktima ishin të gjinisë femërore. Grupmosha më e prekur nga dhuna në familje gjatë këtij viti, sipas të dhënave është ajo 20-30 vjeç, pasuar nga 30-40 vjeç. Sipas të dhënave deri në shtator 2026, shkaktarët e dhunës në familje, kryesisht i përkisnin grupmoshës 30-40 vjeç.