Besiana Kadare, vajza e Ismail Kadaresë - Kadare shkruante: Sa herë kam kaluar mbi qiellin tënd Kosovë, midis reve të tua të rënda, gjëmimave të tua… Kështu nisi lidhja e Ismail Kadaresë me Kosovën, nga larg, me brengë dhe mall… Kosova u bë pjesë e pandarë e krimtarisë së shkrimtarit. Shkruante për të në vargje, romane, letra drejtuar liderëve botërorë. Besiana Kadare, vajza e Ismail Kadaresë – Në shtator 1991, nga Parisi, ai dërgoi letra Papës dhe tre presidentëve: Gjysma e kombit shqiptar ka shpëtuar nga diktatura, ndërsa gjysma tjetër lëngon në një nga diktaturat më të egra që ka njohur bota. Dhe paralajmëronte për një masakër të përgjakshme kundër shqiptarëve…