Bashkimi Europian ka paralajmëruar rishpërndarjen e fondeve te humbura nga Kosova, Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina në kuadër të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor. Pohimi erdhi nga kryetarja e KE-së, Ursula von der Leyen, pas përfundimit të samitit BE-Ballkani Perëndimor. Von der Leyen e theksoi se prioritet do të kenë vendet që kanë treguar rezultate më të mira në përmbushjen e reformave të kërkuara nga blloku europian. Sa i përket Planit të Rritjes, ne jemi shumë të interesuar që fondet të përdoren. Duhet ta shfrytëzojmë këtë mundësi, sepse paratë janë në dispozicion dhe duhet të investohen për të arritur rezultate konkrete.