Shqiptarët e Kosovës, 28 nëntori i bashkon në Prekazin histori, aty ku i ka rrënjët lufta për liri. Në Ditën e Flamurit u nderuan Familja Jashari dhe gjithë të rënët për shtetin e Kosovës e krahas kësaj u kujtuan edhe ditëlindja e komandantit legjendar Adem Jasharit e dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Uroj që nuk do ta ndalim angazhimin që kombi jonë të ketë vetëm ditë të mira. Le ta mbajmë sa më lartë falmurin kombëtar për të cilin shumë dëshmorë dhanë jetën 28 nëntori na përkujton që kemi shumë punë për të bërë me qëllim që shqiptarët, anë e mbanë botës kudo që janë ta ndjejnë vetën të përfaqësuar denjësisht nga dy shtetet e tyre 28 nëntorin e ka uruar edhe Presidentja Justina Shiroka Pula e cila tha se kjo është "ditë e kujtesës, e krenarisë dhe e nderimit për ata që i dolën zot lirisë së Kosovës".