Milan, shifrat nuk gënjejnë, Amorim është trajneri më i mirë në histori(për momentin)
Ky është një çmim për të gjithë klubin, ka një skuadër që shkon në fushë dhe një tjetër prapa kuintave e përbërë nga rreth 350 persona që punojnë çdo ditë për të mbështetur ata që zbresin në fushë’- ishin këto fjalët e thëna nga presidenti i Interit, Beppe Marotta pasi mori në dorëzim çmimin e ‘Skuadrës së Vitit’ për Interin në GLGS Awards.
‘Makina funksionin nëse nuk lejohet të krijohen alibi për skuadrën-vijoi Marotta-në momentin që nuk ka alibi, ekipi duhet të nxjerrë krenarine dhe motivimet. Ky çmim është për t’iu thënë të gjithë anëtarëve të klubit’.
Presidenti i Interit foli edhe për Fondacionin Inter, krijimi i të cilit u bë i ditur ditën e enjte përmes një komunikate për shtyp nga klubi zikaltër.
‘Së shpejti do ta prezantojmë, është një risi absolute-vijoi Marotta-një klub futbolli nuk është vetëm një fenomen sportiv dhe biznes. Prej kohësh bilanci ynë ka arritur në 538 milionë euro të ardhura, por është edhe një fenomen social dhe si i tillë duhet të veprojë në Itali dhe vitë duke kërkuar të bëjmë mirë dhe të lumturojmë ata që kanë më pak fat. Aktorët e parë janë futbollistët, ata nuk e kuptojnë, por me veprimet e tyre janë burim lumturie. Të krijosh një fondacion është hapi minimal që kemi detyrimin ta ndërmarrum dhe do ta bëjmë me shumë impenjim’.
Top Channel