Kryeqyteti mirëpret Edicionin e Dytë të Bienales Ndërkombëtare të Grafikës. Rreth 200 vepra të punuara nga artistët e 24 shteteve pjesëmarrëse janë ekspozuar në Galerinë e Artit Tiranë. E mira e kësaj Bienaleje është ura lidhëse që po krijohet ndërmjet artistëve dhe shteteve pjesëmarrëse Përtej dimensionit ekspozues, Bienalja përfaqëson një platformë të hapur për reflektim, shkëmbim përvojash dhe ndërtim marrëdhëniesh ndërmjet artistëve, institucioneve dhe publikut. Eventi synon të dëshmojë vazhdimësinë dhe rëndësinë e krijimit të hapësirave ku arti bashkon kultura, kapërcen kufijtë dhe nxit dialogun artistik. Ormira Lulani, drejtoreshë e Galerisë së Artit Tiranë - Ftoj të gjithë studentët e Arteve dhe universiteteve të ndryshme të vijnë të vizitojnë ekspozitën Ideator Abaz Hado e cilësoi Bienalen një hapësirë ndërveprimi mes artistëve, për të cilët kërkoi më shumë mbështetje.