Qeveria synon të pasurojë koleksionin e veprave të artit në pronësi të shtetit, me qëllim ruajtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë artistike kombëtare në mënyrë të qëndrueshme. Përmes projektligjit “Për krijimin dhe funksionimin e Fondit Kombëtar për Artin”, i hartuar nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit që u miratua në Këshillin e Ministrave parashikohet krijimi i një instrumenti të posaçëm financiar për të blerë vepra arti në ankandet kombëtare dhe ndërkombëtare.