Pallati i Kulturës në Lezhë u kthye në skenë të muzikës klasike, ku tingujt e pianos dhe flautit sollën një mbrëmje të veçantë për artdashësit. Recitali i dy artisteve, Synjona Paplekaj dhe Anxhela Hammad, solli një udhëtim muzikor mes periudhave dhe stileve të ndryshme.