Instituti i Studimeve Historike “Lumo Skëndo”, pas një studimi dhjetëvjeçar, botoi katër veprat filozofike të filozofit të shquar shqiptar, Isuf Luzaj, duke nxjerrë në pah figurën shumëdimensionale të Profesorit. Uran Butka, drejtuesi i Institutit Lumo Skëndo - Nuk është vetëm personalitet, është një fenomen shumëplanësh. Student i shkëlqyer në Paris, mësues i shkollave të mesme, politikan, veprimtar, antifashist i orëve të para, komandant çete. U internua nga italianët. Krijoi programin dhe statutin e Partisë Social Demokrate.