Vendi ynë është i pasur me objekte dhe monumente të trashëgimisë kulturore në çdo zonë nga veriu në jug. Por jo të gjitha kanë vëmendjen e duhur institucionale. Sipas raportit të Cultur-Al, një nismë e Bashkimit Europian, fondet që u shpërndahen bashkive për kulturën janë në disporpocion me numrin e monumenteve që kanë në administrim. Berati që ka numrin më të madh të monumenteve (339), por buxheti i tij për kulturën është 6,9% e buxhetit të Tiranës, që ka marrë 1.18 miliard lekë gjatë perdiudhës 2020-2024, sipas raportit që tregon se janë lënë në hije bashkitë e vogla e sidomos ato në zonat malore.