Muzika, këngët dhe vallet tradicionale shqiptare u prezantuan përmes një shfaqjeje të veçantë në Skoci. Për herë të parë, Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore u ngjit në skenën e Edinburgut, me koncertit artistik “Shqipëria në sytë e Bajronit”, që përcolli traditat dhe identitetin shqiptar, në një mbrëmje që ndërthurte artin me historinë dhe figurën e Lord Bajronit. Historia e poetit anglez Lord Bajroni u soll në skenë përmes interpretimit të aktorit Robert Wilton, i cili mishëroi figurën e poetit, duke ndërthurur artin skenik me trashëgiminë historike shqiptare. Aktiviteti u organizua nga Empowered Women Of Dispora, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Diasporës dhe mbështetjen e Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit si dhe Teatrit Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor.