Dy ngarkesa me 54 ton mish pule të importuar nga Brazili janë bllokuar në Portin e Durrësit nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, pasi të dhënat e certifikatave nuk përkonin me të dhënat e regjistruara në sistem. Blerësi I mishit të pulës të importuar nga kompania ZICO sh.a., është njoftuar se ky produkt duhet të kthehet në në vendin e origjinës. Kjo porosi është bërë para datës 3 shtator kur Shqipëria mori vendimin të bllokojë marrëdhenit tregtare me Brazilin për mishin e shpëndëve dhe të gjedhëve. Ndërkohë, AKU ka uluru traun në doganë edhe për një tjetër ngarkesë 25 ton produkte gruri dhe hime në Pikën e Inspektimit Kufitar në Morinë, për shkak të mungesës së dokumentacionit dhe parregullsive në etiketim. saktësisht është marrë masë me refuzimin në kufi për një ngarkesë me produkt “Miell gruri tip 400 dhe 500” me sasi 7 ton dhe produkti “Hime gruri” me sasi 18 ton me destinacion kthim në vendin e origjinës Kosovë.