Ky është portreti i gruas shqiptare sipas imagjinatës së piktorit Edison Abazi, që ka ndërthurur elementët tradicionale me ato modern për realizimin e kësaj vepre. Edison Abazi, piktor - Jam munduar t’i kombinoj ngjyrat sipas formatit të portretit. Jam munduar t’i miksoj që të dalë siç unë e kam fantazuar dhe që njëkohësisht të jetë brenda konturit të hijes shqiptare Teknika që artisti përdor është string art, arti i fijeve, ku fija thuret mes thumbave. Një punim që kërkon kreativitet dhe precision në punim. Për këtë vepër të përmasave të mëdha, Abazit i janë dashur katër muaj punë.