Dy raketa ruse lundruese dhe një dron me motor reaktiv goditën Poloninë të premten, gjatë sulmeve ajrore ruse ndaj Ukrainës. Kryeministri polak, Donald Tusk, deklaroi se ngjarja nuk ishte një aksident, pasi ndodhi në një kohë kur në vend po zhvilloheshin stërvitje ushtarake perëndimore. Askush nuk u lëndua dhe nuk u raportua asnjë dëm, por Varshava e përshkroi incidentin si një "provokim" nga Moska. Autoritetet polake njoftuan se një raketë ruse me precizion të lartë goditi një zonë rurale në Poloninë Juglindore, rreth 50 kilometra larg kufirit me Ukrainën, ndërsa në tjetër raketë ra në perëndim. Më vonë, edhe një dron rus me motor reaktiv u rrëzua në hapësirën polake. Menjëherë pas incidenteve, Polonia kërkoi, mbështetje shtesë nga NATO, e cila ngriti në ajër avionët luftarakë. Sekretari i Përgjithshëm i aleancës euroatlantike, Mark Rutte, dënoi incidentet si “shkelje të rëndë të hapësirës ajrore polake”.