Gjetja e strehimit të përballueshëm është bërë shqetësimi më i madh për miliona njerëz në Evropë, ndërsa çmimet rriten ndjeshëm. Qeveritë po përpiqen të kuptojnë se si t'i përgjigjen zemërimit në rritje, me tre ditë protesta të koordinuara të planifikuara në disa vende evropiane që fillojnë të premten. Çmimet e shtëpive janë rritur me pothuajse 70 përqind në BE që nga viti 2015, dhe qiratë janë rritur me 25 përqind, duke tejkaluar rritjen e të ardhurave, sipas zyrës së statistikave të bllokut Eurostat. Kostot janë rritur më shumë në Portugali, e ndjekur nga Holanda. Spanja ka njohur një valë protestash të paprecedenta. Kjo shtyu parlamentin të miratonte ligje të reja por vendi tani po shkon në zgjedhje dhe shumëcka mund të ndryshojë. Portugalia në anën tjetër është përqendruar te masat fiskale për të inkurajuar pronarët të nxjerrin shtëpitë ose apartamentet në treg. Ajo ka rritur taksat për blerjet e pasurive të paluajtshme nga jorezidentët. Në holandë, një prej vendeve me popullsi më të dendur në evropë, janë vendosur kufij cmimesh për shumë njësi qiraje në pronësi private. Ndërkohë në francë, qeveria e qendrës ka marrë masa për të nxitur ndërtimin e shtëpive të reja dhe për të sjellë më shumë shtëpi me qira në treg. Në gjermani po ashtu, ka mungesa të pronave me qira të përballueshme. Kjo ka cuar në ringjalljen e kooperativave të strehimit.