Rusia dhe Ukraina përshkallëzojnë sulmet ndaj njëra-tjetrës, ndonëse liderët botërorë, nga Samiti i Kinës te takimi i koalicionit të vullnetmirëve në Berlin, po tentojnë një rrugë drejt paqes. Përtej deklaratave për paqe, realiteti në të dyja vendet tregon vijim të sulmeve të ashpra. Rusët ndërmorën sulme të reja ndaj Ukrainës, duke goditur edhe ambasadat e Austrisë dhe Holandës. Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, dënoi sulmet dhe iu drejtua me një mesazh të fortë presidentit rus, Vladimir Putin. “Në Shenzhen, Putin u paraqit si një lider botëror. Në të vërtetë, ai është një kriminel dhe terrorist i nivelit botëror dhe duhet të trajtohet si i tillë”, deklaroi ministri ukrainas.