Tregjet financiare gjenden sërish nën presion pas rikthimit të shqetësimeve mbi qëndrueshmërinë e investimeve në inteligjencën artificiale. Entuziazmi që krijoi debutimi i suksesshëm i kompanisë Anthropic në bursë, duket nuk qe i mjaftueshëm për të qetësuar investitorët. Pas humbjeve prej rreth 2% në Ëall Street, rënia është përhapur në tregjet aziatike dhe europiane. Bursat në Azi e mbyllën ditën me humbje të ndjeshme.