Një operacion i fshehtë dhe urgjent i sigurisë kibernetike është zhvilluar në Mbretërinë e Bashkuar për të mbrojtur dhjetëra mijëra frigoriferë dhe ngrirës në supermarkete, magazina, restorante, pika karburanti dhe stadiume nga sulmet e hakerave. Operacioni pasoi tre valë sulmesh kibernetike të regjistruara këtë vit në SHBA dhe Europë, përfshirë Francën, Belgjikën dhe Luksemburgun, ku prishja e sistemeve të ftohjes shkaktoi dëmtimin e toneve të tëra me ushqime dhe miliona paund humbje, sulme për të cilat Parisi ka fajësuar Iranin.