Interi rrezikon që të humbasë Alessandro Bastonin në fund të sezonit me mbrojtësin italian që vazhdon të pëlqehet shumë nga Barcelona.

Sipas gazetarit Matteo Moretto, bisedimet mes futbollistit dhe klubit zikaltër për rinovimin e kontrarës po ecin me ritëm të ngadaltë dhe se Deco vazhdon ta ketë në shënjestrën e tij.

Moretto më pas foli edhe për një prapaskenë të verës së kaluar në lidhje me zërat për transferimin e Bastonit në Katalonjë.

‘Vitin e kaluar, Barcelona bëri lëvizje konkrete duke takuar agjentët e Bastonit dhe duke u informuar për kostot dhe ishte vërtet pranë transferimit të futbollistit edhe për faktin se diferenca mes kërkesës dhe ofertës nuk ishte shumë e madhe-tha Moretto-por më pas blaugranat vendosën të investojnë diku tjetër, por do të tentojnë sërish për Bastonin’.

Top Channel