Trabzonspori do 20 milionë euro për Ernest Muçin, Roma joshet por…
Ardian Ismajli rrezikon t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale për shkak të një frakture në dorë të pësuar në ndeshjen e së shtunës ndaj Napolit. Por telashet për mbrojtësin kuqezi nuk mbyllen këtu.
Ekzaminimet mjekësore të cilave iu nënshtrua Ismaili evidentuan një dëmtim të dyfishtë të tij; frakturën në dorën e djathtë dhe një dëmtim të shkallës së ulët në aduktorë. Madje, problemet muskulare në kofshën e majtë ishin motivi kryesor që ai u zëvendësua në minutën e 71 në sfidën e së shtunës.
Sipas medias italiane, për shkak të kombinimit të këtyre dy dëmtimeve, Ismajli mund të qëndrojë për disa javë jashtë fushave të lojës dhe thuajse është e sigurt se do të humbasë ndeshjen me Lazion në 28 nëntor, me Genoan dhe me Interin. Në ditët në vazhdim Torino do të komunikojë detajet për datën e ndërhyrjes së mundshme kirurgjikale dhe periudhën e saktë të rikuperimit.
Top Channel