Arsenali pret Borussia Dortmundin në Londër të martën në mbrëmje, ndërsa konferenca për shtyp në prag të kësaj përballjeje u zhvillua sot në mesditë.

Gjatë takimit me gazetarët ndodhi një episod humoristik, kur telefoni i një prej gazetarëve nisi të binte pikërisht në momentin që Mikel Arteta po fliste.

Pajisja ishte vendosur përpara trajnerit të Arsenalit, në pozicionin e një regjistruesi audio, ndaj Arteta, sapo e vuri re, pyeti nëse mund ta merrte telefonin.

Gazetari i dha leje, por më pas pasoi një moment disi i sikletshëm dhe komik, pasi ai nuk e kuptoi menjëherë se kush po i drejtohej. Një situatë e papritur që shkaktoi të qeshura gjatë konferencës për shtyp.

Shiko videon

Top Channel