Danimarka ka zgjeruar kufizimin e mbajtjes së shamisë islame, duke përfshirë edhe sallat e gjyqit. Ministri i Drejtësisë, Nicolai Wammen ka njoftuar se prokurorët do t’i nënshtrohen rregullave të reja që ndalojnë mbajtjen e simboleve fetare dhe politike gjatë ushtrimit të detyrës, njësoj si gjyqtarët. Sipas ministrit, masa synon të garantojë neutralitetin dhe paanshmërinë e sistemit të drejtësisë, duke shmangur çdo dyshim mbi objektivitetin e prokurorëve.