Vladimir Putin paralajmëron sulme hakmarrëse ndajj Ukrainës, duke e akuzuar Kievin se po vazhdon goditjen e rafinerive ruse të naftës, pavarësisht kërkesave të presidentit amerikan Donald Trump për ndalimin e tyre. Sulmet ukrainase ishin reduktuar pas njoftimit të Trumpit në mesin e tetorit për një armëpushim energjetik, por janë intensifikuar sërish që prej fundit të muajit të kaluar.