Zyrtarët iranianë thanë të mërkurën se Teherani nuk është i shqetësuar për bllokadën detare amerikane, pasi është regjistruar një rritje e ndjeshme e vëllimit të mallrave përmes kufijve të tjerë, dhe se qeveria po përpiqet të frenojë rritjen e çmimeve. Teherani po përballet me një nga rritjet më të mëdha të inflacionit në dekadat e fundit, situatë e përkeqësuar nga konflikti që zgjat prej gati nëntë muajsh, ku vihet re një rritje veçanërisht e theksuar e çmimeve të ushqimeve.