Top News – Boris Johnson ‘trazon’ Kremlinin / Kërkon trupa perëndimore në Ukrainë, ‘forcë simbolike’
25/11/2026 15:19

Të mërkurën, Kremlini e hodhi poshtë si të papranueshme thirrjen e ish-kryeministrit britanik Boris Johnson për vendosjen e një force simbolike perëndimore në Ukrainë. Johnson e bëri këtë propozim gjatë një prononcimi për "Sky Neës" të martën. "Ajo për të cilën po flas është një forcë simbolike, si shenjë e mbështetjes sonë," tha Johnson. "Kjo ka rëndësi sepse thelbi i gjithë kësaj lufte është nëse Putin mund ta kthejë Ukrainën në sferë të ndikimit rus. Duke pasur qoftë edhe një prani simbolike perëndimore, një 'koalicion të të vullnetshmëve', në Ukrainë, që merret me mbështetje logjistike larg vijës së frontit, mesazhi do të ishte: 'Vladimir Putin, u takon ukrainasve të vendosin se cilat vende do të ftojnë për të dërguar trupa në Ukrainë'." Kremlini, i cili pretendon se Johnson sabotoi bisedimet e paqes për Ukrainën në vitin 2022, gjë që ai e mohon, e akuzoi atë për sjellje shkatërruese. "Kjo është diçka absolutisht e papranueshme dhe e patolerueshme për palën ruse: ne nuk pranojmë vendosjen e çdo kontingjenti të huaj në territorin ukrainas. Kjo është theksuar vazhdimisht në nivele të ndryshme, përfshirë edhe nga Presidenti Putin," u tha gazetarëve zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov. "Gjithashtu, për fat të keq, kemi dëgjuar deklarata të përsëritura nga kryeqytete evropiane dhe nga Brukseli lidhur me planet për dërgimin e kontingjenteve ushtarake. E përsëris edhe një herë: kjo është diçka absolutisht e papranueshme për Moskën." Zyrtarët rusë kanë paralajmëruar vazhdimisht se çdo trupë perëndimore e vendosur në Ukrainë do të konsiderohej objektiv legjitim për forcat ruse. Të mërkurën, Dmitry Medvedev, ish-president dhe aktualisht nënkryetar i Këshillit të Sigurimit të Rusisë, e quajti Johnson-in një "provokator të rrezikshëm" në një postim në Telegram. Ai shtoi se është e arsyeshme të shtrohet pyetja nëse një dislokim trupash, si ai që propozon Johnson-i, mund të çojë në një luftë midis Rusisë dhe NATO-s.

Top News – Boris Johnson ‘trazon’ Kremlinin / Kërkon trupa perëndimore në Ukrainë, ‘forcë simbolike’
25/11 15:19
Top News – Trump zemërohet sërish / Rrit tarifat për BE e Kinën, 16 ekonomi në shënjestër
25/11 15:09
Top News – Libia ‘i shpall luftë’ Ukrainës / Ushtria e Haftarit ‘do hakmerret’: Në kohën e duhur
25/11 14:59
Top News – 700 mijë ushtarë rusë të vrarë / Kremlini hedh poshtë raportet: Vetëm ne e dimë!
25/11 14:58
Top News – Trump ‘fal’ gjelat e detit / Quheshin Liria dhe Pupla, ‘u kursehet jeta…’
25/11 14:52
Top News- Tentuan të vidhnin rezidencën e Princit William/Arrestohen dy shqiptarë në Britani
25/11 13:39
Top News – ‘Rusia kërkon më shumë se Ukraina’ / Merz paralajmëron Evropën: Kërcënim në rritje
25/11 13:37
Top Channel/ Ambasadori iranian në Romë: Duam paqen, jo bombën atomike- Europa të na ndihmojë!
25/11 13:14
Top News – Magyar e Zelenski luajnë volejboll / ‘Miqësia me Putinin nuk të çon askund’
25/11 13:05
Top News – ‘Largohuni shpejt nga Irani!’ Lufta nis shpejt, SHBA paralajmëron qytetarët
25/11 13:05
Top News – Dallgë 9 metra të larta dhe batica / Përmbytje deri në një metër, Kalifornia në ‘ankth’
25/11 13:04
Top News – ‘Ukraina shkeli sovranitetin e Libisë’ / Italia qorton Kievin për sulmet mbi anijet ruse
25/11 13:04
Top Channel/ SHBA, thirrje qytetarëve amerikanë: Largohuni nga Irani, konflikti do përshkallëzohet!
25/11 12:23
Top Channel/ Arrestohen dy shqiptarë në Angli: Tentuan të grabisnin rezidencën e Princit William!
25/11 12:17
Top Channel/”Hakmarrja e pashmangshme”, Putin: “Ukraina do t`i paguajë sulmet ndaj rafinerive tona”!
25/11 11:49
Top Channel/ Sot samiti BE-Ballkani-Perëndimor në Bruksel, Costa: “Të ruajmë ritmin e zgjerimit”
25/11 11:48
Top Channel/ Tjetër sulm me dronë në Libi, goditet anija iraniane: Askush nuk merr autorësinë!
25/11 11:47
Top News – Arabia Saudite nën sulm / Goditet qiellgërvishtësja në Riad, dy herë në një javë
25/11 11:46
Top News – Mësyjnë emigrantët, turistët në arrati / ‘Pushtohet’ ishulli, 2100 të ardhur në një ditë
25/11 11:41
Top News – Çmimet 90 për qind më të larta / Irani mbetet sfidues: Nuk pyesim për bllokadën e SHBA
25/11 11:39