Kalifornianët po përgatiten për një bashkim baticash jashtëzakonisht të larta dhe evente moti të nxitura nga El Nino, që kërcënojnë zonat bregdetare me përmbytje ekstreme gjatë javës më të ngarkuar të udhëtimive, të vitit, në SHBA. Zona e Gjirit të San Franciskos pritet të goditet nga një valë moti të keq dhe baticash gjigante, që parashikuesit paralajmëruan se mund të shtyjnë ujin e detit në zonat e ulëta të mërkurën dhe të enjten. Zyrtarët e Aeroportit Ndërkombëtar të San Franciskos thanë se pistat e tij nuk ishin më në rrezik përmbytjeje, por autoritetet ende i nxitën banorët të rishqyrtojnë planet e udhëtimit gjatë javës së festës së Falënderimeve. Kryebashkiaku i San Franciskos, Daniel Lurie, paralajmëroi se situata ishte "jashtëzakonisht serioze". Ai u bëri thirrje njerëzve të shmangin udhëtimin me makinë përmes përmbytjeve që mund të shkaktohen nga shiu që nisi të martën në mbrëmje.