‘Ishte mbrëmje e lumtur, por tani të mendojmë për Interin’/ Cesc Fabregas qëndron me këmbë në tokë pas goleadës historike
Te Napoli shfaqen tensionet. Skuadra italiane u kthye nga Porto, me një humbje të rëndë, por edhe me përplasje brenda skuadrës. Për këtë mjafton të mendosh atë çfarë ndodhi në fushë në minutat e fundit; De Bruyne u kap me Lucca për një lëvizjë të gabuar dhe futbollisti italian iu kundërvu duke i thënë një frazë fyese disa herë.
Kjo klimë aspak e qetë u pa edhe te fjalët e futbollistëve të tjerë. Kështu Matteo Politano pas humbjes më të fundit deshi t’iu kërkojë ndjesë tifozëve: ‘Jam i zemëruar, duhet të bëjmë autokritikë, të heshtim dhe të punojmë-ishin fjalët e Politanos që më pas hodhi edhe një thumb ndaj shokëve të skuadres-Gjithnjë jam unë të dal, do të doja që të vinte edhe ndonjë shok tjetër skuadre për të dhënë shpjegime, jo vetëm ne italianët…’.
Politano me këtë frazë mund t’i jetë referuar De Bruyne, zëri i të cilit që kur është transferuar te Napolit rrallëherë i është dëgjuar dhe jo Hojlund. Edhe danezi u shfaq para medias pas ndeshjes dhe u duk se ishte akoma më i zemëruar se Politano.
‘Nuk jam dakord me Allegrin, nuk luajtëm mirë’-tha sulmuesi danez-duhet të shohim veten në pasqyrë dhe të marrim përsipër përgjegjësitë tona; që nga futbollistët e deri te trajneri e klubi. Duhet të punojmë të gjithë për t’u përmirësuar. Nuk mund të humbasim, u bënë vërtet shumë’.
Edhe një lider teknik dhe moral si Scott McTominay që nuk kërkon alibi të dëmtimet e shumta, nuk e fshehu frustimin e tij.
‘Jam me të vërtetë i zemëruar. Në këtë moment u bënë shumë. Ndodh në futboll, por tani u bënë shumë humbje-tha McTominay-e vetmja gjë që mund të bëjmë është të shohim para; jemi pak por duhet të reagojmë’.
Për fatin e mirë apo të keq të skocezit, rasti për t’u ri ngritur do të vijë shumë shpejt, mesditën e së dielës në Maradona Stadium në sfidën me Lazion kryesuese. Napolit i kërkohet të bashkohet dhe të reagojë.
Top Channel