Inteligjenca artificiale mund të jetë në prag të një revolucioni teknologjik që rrezikon të tronditë themelet e sigurisë globale. Ekspertë të njohur paralajmërojnë se kompanitë e inteligjencës artificiale mund të disponojnë zbulime ende të papublikuara, me pasoja potencialisht dramatike.Sipas një artikulli ekskluziv të gazetës britanike The Guardian, modelet e avancuara të AI-së mund të kenë zgjidhur probleme matematikore që kanë mbetur pa përgjigje për dekada. Bëhet fjalë për probleme që qëndrojnë në themel të sistemeve të kriptimit, përmes të cilave mbrohen informacionet konfidenciale në mbarë botën. Në skenarin më shqetësues, transaksionet bankare, komunikimet diplomatike, dokumentet sekrete shtetërore dhe mesazhet private mund të bëhen të cenueshme. Shkencëtari i njohur Scott Aaronson pohon se disponon informacione nga disa burime të besueshme për zbulime potencialisht tronditëse në fushën e kriptografisë.Edhe matematikani Marcus du Sautoy ngre pikëpyetje mbi heshtjen që rrethon këtë çështje.