Kancelari gjerman, Friedrich Merz, kërkoi shkurtime të tjera në buxhetin e përbashkët të Bashkimit Europian, duke kundërshtuar propozimin e fundit për financimin e periudhës 2028-2034. Mosmarrëveshjet mes liderëve europianë për nivelin e shpenzimeve kanë bërë që samiti në Bruksel të përfundojë më herët se sa ishte planifikuar.