Volodymyr Zelensky e shprehu hapur pa doreza pakënaqësinë e tij ndaj qëndrimit të presidentit amerikan, Donald Trump lidhur me homologun rus, Vladimir Putin. Në një intervistë për BBC-në, në zyrën e tij në Kiev, Zelensky e cilësoi si të çuditshëm faktin që Trump i referohet Putinit si mik dhe publikoi një fotografi ku të dy shfaqen duke u përqafuar.