Presidenti amerikan, Donald Trump, i bëri thirrje presidenti rus, Vladimir Putin, që të ndalë agresionin ushtarak në Evropë dhe t’i hapë rrugë një marrëveshjeje paqeje për Ukrainën, teksa Uashingtoni po shtyn afatin për një rishikim të pranisë së tij ushtarake në kontinent. Në një postim në Truth Social, Trump shkroi se gjatë bisedimeve të fundit në Kinë me Putinin, i ka kërkuar liderit rus që të “tërhiqet nga i gjithë agresioni ushtarak kundër territoreve në mbarë Evropën, me shpresën se mund të arrihet një marrëveshje mes Rusisë dhe Ukrainës, dhe të arrihet shpejt”.