Kur bëhet fjalë për Arsenalin, sezonet futbollistike nuk janë asnjëherë të qeta; edhe atëherë kur duket se gjithçka shkon vaj dhe se mund të jetë viti i duhur për triumfet e mëdha. Mikel Arteta tentoi; lëmë mënjanë lojën e bukur dhe të përqendrohemi te pikët edhe pse ato vijnë me goditjet standarde ku bllokimi i portierit është në limit apo vonesave në lojë nga rrëzimet e shpeshta në fushë.

Por edhe kështu gjërat nuk duket se do të ndryshojnë. Në atë pjesë të Londrës e dinë shumë mirë se vetëm kur ngrihet trofeu mund të festosh fitoren. Eksperienca shërben për diçka. E megjithatë dikush filloi të mendojë për një ‘quadripletë’ të mundshme. Por më pas Manchester City fitoi Kupën e Ligës, Southampton i ndërpreu rrugëtimin në FA Cup dhe në kampionat Guardiola është afruar në 6 pikë në klasifikim kur ka edhe një ndeshje për të rikuperuar. Sigurisht Arsenal ka ende mundësi të realizojë dopietën kampionat-Champions por situata aktuale mentale e skuadrës ka ngjallur disa dyshime. Humbja në shtëpi me Bournemouth e tregon. Fitorja në sekondën e fundit në Lisbonë duket se ia ka hapur rrugën drejt gjysmëfinales ndaj Atletico Madrid, por aktualisht, Sporting duket më i frikshëm nga sa mund të jetë në realitet duke marrë parasysh se Arsenali do të duhet të mbrojë një avantazh në Emirates.

Ai që është më keq, është Reali i Madridit i thirrur në apel për të përmbysur humbjen ndaj Bayernit të Mynihut pikërisht në Allianz Arena. Bayerni është një skuadër shumë e fortë dhe është e komplikuar të mendosh për përmbysjen e rezultatit edhe pse ke një bateri yjesh futbolli unike në botë. Florentino Perez është aty që pret dhe Alvaro Arbeloa i ka thënë praktikisht lamtumirë titullit në La Liga dhe pa një mrekulli në Allianz Arena ai do t’i thotë lamtumirë edhe Realit të Madridit.

Top Channel