I përfshirë në skandal vëllai i tij, Mbreti Charles “refuzon” të takohet me të mbijetuarat e abuzimeve të Epstein gjatë vizitës në SHBA

15/04/2026 10:21

Mbreti Charles III dhe Mbretëresha Camilla nuk do të takohen me të mbijetuarit e abuzuesit seksual Jeffrey Epstein gjatë vizitës shtetërore në SHBA këtë muaj.

Ky lajm u konfirmua nga një burim nga Pallati i Buckinghamit, ndërsa u publikuan detaje të mëtejshme rreth udhëtimit.

Megjithatë, Mbretëresha pritet të takohet me përfaqësues të grupeve që bëjnë fushatë kundër dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave gjatë vizitës, e cila zhvillohet midis 27 dhe 30 prillit.

Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme theksoi rëndësinë e marrëdhënies së afërt mes dy vendeve: “Ne jemi aleatë të ngushtë; nuk pajtohemi për gjithçka, por kjo nuk e zvogëlon vlerën e marrëdhënies që kanë ndërtuar gjatë dekadave”.

Thirrjet e të mbijetuarve të Epstein për t’u takuar me Mbretin dhe Mbretëreshën janë të shumta, duke përfshirë kongresmenin Ro Khanna dhe familjen e të ndjerës Virginia Giuffre. Por Pallati tha se një takim i tillë mund të rrezikonte procedurat ligjore dhe drejtësinë për viktimat.

Top Channel