2,1 tonë produkte ushqimore dhe lodra për fëmijë janë bllokuar nga drejtoria doganore e Tiranës. Inspektorët e kontrollit kanë konstatuar një ngarkesë 156 mijë njësish produktesh ushqimore e lodra të ambalazhuara me parregullsi, ku nuk përmbushin kërkesat e detyrueshme të etiketimit. Produkte ushqimorë të llojit ëmbëlsira për fëmijë që kanë formën e akulloreve dhe të shalqinit në paketimin e tyre kontrollorët evidentuan se produktet nuk përmbanin informacionin e detyrueshëm për datën e jetëgjatësisë minimale ose afatin e përdorimit.