“Moska do të vazhdojë të qëndrojë”/ Rama kritikon BE-në për Rusinë: Gabim shumë i madh që diplomacia iu është lënë në dorë…
Kryeministri Edi Rama, përpara samitit në Dublin, ka folur për diplomacinë lidhur me luftën në Ukrainë, duke deklaruar se Europa ia ka lënë këtë përgjegjësi presidentit amerikan Donald Trump.
Gjatë një deklarate në Dublin, Rama paralajmëroi se kjo qasje do të ketë një kosto gjithnjë e më të lartë nëse Europa nuk rikthehet te dialogu me Rusinë, ndërkohë që vijon mbështetjen për Ukrainën.
Pyetja: Pra ju sugjeroni që të caktohet dikush që të flasë?
Kryeministri Edi Rama: Jo, nuk po sugjeroj asgjë. Thjesht po them që nuk duhet të flasim, nuk duhet të tregojmë me gisht kur gishti drejtohet nga Hëna. Çështja është që Europa e ka jashtë kontraktuar diplomacinë e saj tek Doland Trump dhe ky është rezultati. Kështu që ajo çka duhet të bëjë Europa është të kuptojë se ky gabim ka një çmim dhe ky çmim do të bëhet gjithmonë e më i lartë e i kushtueshëm nëqoftëse Europa nuk sprapset për të folur me Rusinë, ndërkohë që mbështet Ukrainë sepse ky është cikël i historisë ku Europa ka qenë e jashtëzakonshme dhe ka bërë atë çka duhet bërë. Pra, për të mos lënë agresionin që të imponoje vullnetin e vet mizor në Ukrainë.
Top Channel