Shtëpitë, Elbasani si Tirana! Afërsia me kryeqytetin rriti çmimet e apartamenteve, 1 mijë euro m2 deri 1300 euro

10/11/2026 16:07

Apartamente të pashitura dhe çmime që i afrohen atyre të kryeqytetit.

Kjo është situata e tregut të banesave në Elbasan ku blerja e një shtëpie është bërë shumë e vështirë.

Specialistët thonë se në rritjen e konsiderueshme të çmimeve ka ndikuar afërsia gjeografike me Tiranën.

Çmimet e apartamenteve të reja dhe ato ekzistuese nuk kanë dallim të konsiderueshëm në Elbasan.

Për prenotomin e një apartamenti çmimi minimal luhatet në 1 mijë euro m2 teksa maksimali mbi 1300 euro. Blerës janë kryesisht emigrantët dhe ata që munden të përballojnë një kredi bankare.

Top Channel