Plagosja e deputetit Hoti me plumb gome në protestë, reagon Berisha: U qëllua me urdhër politik të Ramës

29/11/2026 15:31

Pas plagosjes së deputetit të Partisë Demokratike, Kliti Hoti, me plumb gome gjatë protestës së sotme, ka reaguar kreu i PD-së, Sali Berisha.

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se sulmi ndaj deputetit është kryer me urdhër politik dhe me qëllim vrasjen e tij.

Kreu i demokratëve e ka cilësuar ngjarjen si një akt kriminal, ndërsa u ka bërë thirrje mbështetësve të Partisë Demokratike të ngrihen në protestë.

“Deputeti i Partisë Demokratike Kliti Hoti qëllohet me urdhër politik për ta vra të Edi Ramës!

Partia Demokratike dënon me forcën më të madhe këtë sulm kriminal me qëllim vrasjen e deputetit të Shkodrës Dr.

Kliti Hoti dhe garanton padrinon Edi Rama se do të marrë përgjigjen e merituar! Demokratë e demokrate të gjithë në këmbë! O sot o kurrë!”, shkruan Berisha.

Top Channel