VIDEO/ “Paguhesh ti prej Alex Sorosit?” Mbështetësi demokrat përplaset me Arlind Qorrin dhe Redi Muçin në protestë: Hajdute është PD-ja, edhe Sali Berisha

28/11/2026 22:54

Një debat i ashpër ka ndodhur gjatë protestës së 28 nëntorit në Tiranë, ku një mbështetës i Partisë Demokratike është përplasur me kreun e Lëvizjes Bashkë, Arlind Qorri, dhe deputetin Redi Muçi.

Në videon e publikuar dëgjohet protestuesi që i drejtohet Qorrit me pyetjen nëse paguhet nga Alex Soros, ndërsa ky i fundit e mohon.

Debati vijon me akuza politike, ku mbështetësi demokrat e pyet Qorrin se përse nuk përmend emrin e Alex Soros.

Nga ana tjetër, Arlind Qorri i përgjigjet me tone të drejtpërdrejta: “Hajdute është PD-ja, edhe Sali Berisha”. Në debat ndërhyn edhe deputeti Redi Muçi.

Debati i plotë: 

Protestuesi: Hë mo Qorr, pse nuk e përmend emrin e Alex Sorosit? Paguhesh ti prej Alex Sorosit?

Arlind Qorri: Jo.

Protestuesi: Pse PD qenka 13 është në opozitë.

Arlind Qorri: Hajdute është PD-ja, edhe Sali Berisha.

Protestuesi: Pse nuk je ti? Pse nuk përmend ministrin e financave grek ti?

Arlind Qorri: Sot jam njeriu më i ndershëm.

Protestuesi: Ku të punon gruaja?

Arlind Qorri: Në Bashkimin Europian.

Redi Muçi: Po ty ku të punon gruaja?

Protestuesi: Në Amerikë.

Redi Muçi: Po edhe? Kujt i kërkon llogari ti?

Protestuesi: Ti je Sorosian?

Redi Muçi: Po ti je Sorosian?

 

Top Channel