Reshjet e dëborës që kanë përfshirë verilindjen e vendit gjatë orëve të fundit kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve në Rrugën e Kombit. Vështirësi në qarkullimin e automjeteve janë hasur edhe në hyrje të tunelit të Kalimashit, për shkak të reshjeve të dëborës. Ulja e ndjeshme e temperaturave në qarkun e Kukësit ka bërë që reshjet e shiut t’ua lënë vendin atyre të dëborës, të cilat vijojnë me intensitet. Reshjet kanë përfshirë edhe qytetin e Kukësit, ndërsa në zonat e larta malore trashësia e dëborës në qafat e maleve ka kaluar 10 centimetra.